
Futbollisti i Unitedit arrestohet në Greqi
21 gusht 2020
| 12:58
Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është përfshirë në telashe ditën e sotme.
Anglezi është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mikonos. Shkak për këtë, sipas raportimeve të fundit, është bërë një sherr që mbrojtësi 27-vjeçar kishte pasur me pushues të tjerë britanikë në këtë vend. Menjëherë pas këtij sherri ka ndërhyrë policia, që ka arrestuar Maguiren dhe e kanë marrë atë në pyetje.