Futbollisti serb vendos të luaj për Kosovën

20 shkurt 12:45

Futbollisti serb nga Kosova, i cili ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Kosovës, Ilija Iviq, ka shkaktuar zemërim në Serbi, e cila nuk e njeh as ekipin përfaqësues të Kosovës konform mosnjohjes së pavarësisë së saj, ndonëse vendi ynë është anëtar i UEFA-s dhe FIFA-s.

Mediat në Beograd e kanë quajtur skandaloz vendimin e 17-vjeçarit për t’i mbrojtur ngjyrat e Kosovës.

“17 vjeçari Ilija Iviq, i cili luan te Flamurtari i Prishtinës ku ditë më parë ka nënshkruar kontratë profesionale me këtë skuadër, ka marrë ftesë për t’ju bashkuar Kosova në grupmoshat U19. Iviq e ka pranuar ftesën kështu që do të bëhet futbollisti i parë serb i cili pranon të luajë për skuadrën më të re në Evropë”, ka shkruar portali serb, Informer.rs.

Kjo gazetë ka shkruar se Iviq fillimisht e kishte refuzuar ftesën e parë shkaku i angazhimeve me klubin e tij prishtinas, por drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina, citohet të ketë paralajmëruar angazhimin e tij në ekipin kombëtar të Kosovës qysh në grumbullimin e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është…