Thaçi: Rënia e Selman Vojvodës na mobilizoi dhe bashkoi që të ecim përpara

20 shkurt 2020 | 12:36

Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit Selman Vojvoda, në 30-vjetorin e vrasjes së tij.

Në këtë akademi, Thaçi ka thënë se Selman Vojvoda si student kishte lënë librin që t’i bashkohej rezistencës kundër Serbisë, tre dekada më parë.

“Në mesin e atyre njerëzve që treguan vendosmëri, zgjuarsi dhe vizion ishte edhe studenti Selman Vojvoda. Ai dha shembullin më të mirë se si një i ri, la librin dhe doli në ballë të demonstratave. Rënia e tij nuk ishte e rastësishme. Patriotizmin e kishte të frymëzuar nga familja. Selman Vojvoda ra heroikisht në istikamet e rezistencës paqësore kundër policisë dhe ushtrisë serbe”, ka thënë Thaçi.

Më tutje, Thaçi ka thënë se rënia e Selmanit ka simbolikë të veçantë për Drenicën, Mitrovicën dhe të gjithë Kosovën.

“Rënia e Selamit ishte mesazhi më i qartë se Serbia nuk do të ndalet. Rënia e Selmanit na mobilizoni, bashkoi dhe pajtoi për të ecur përpara”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim…