Futbollistja spanjolle dëshmon në gjykatë kundër Rubiales: Nuk munda të mbrohesha nga puthja e tij

03 shkurt 2025 | 16:45

“Puthja ishte jashtë kontekstit, por nuk munda të reagoja”. Kështu u shpreh futbollistja e kombëtares spanjolle, Jenni Hermoso, gjatë dëshmisë së saj para gjykatësit të seksionit penal të “Audiencia Nacional”, në seancën e parë të gjyqit kundër ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Procesi, i cili po zhvillohet në San Fernando de Henares (Madrid), e akuzon ish-kreun e futbollit spanjoll për sulm seksual dhe kërcënime ndaj rrethit të saj shoqëror.

“Luis Rubiales më kapi kokën me duar dhe nuk munda të reagoja në asnjë mënyrë, – shpjegoi Hermoso. – Ndjeva që puthja ishte jashtë kontekstit, po më puthte shefi im dhe kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë marrëdhënie pune”.

E pyetur nëse ishte ndjerë e dhunuar, sportistja u përgjigj: “U ndjeva e pambrojtur dhe e mosrespektuar. Mu njollos një nga momentet më të lumtura të jetës sime”.

E veshur me një pulovër të zezë me jakë të lartë dhe pantallona të zeza, futbollistja u paraqit në gjykatë në orën 10:00 të së hënës. Pas deklaratave fillestare, ajo vazhdoi të përgjigjej për pyetjet lidhur me puthjen e detyruar gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për fitoren e Kupës së Botës nga kombëtarja spanjolle në Sidnei, më 20 gusht 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma eKosova ka arritur në 1 milion përdorues, duke shënuar…