Fyerja e viktimave të luftës duhet të ndalohet me ligj

11 prill 2019 | 09:04

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të domosdoshëm vendimin për shkarkimin e ministrit serb të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili fyeu viktimat e masakrës së Reçakut.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta ketë një iniciativë ligjore përmes së cilës nuk mund të mohohet gjenocidi që ka kryer Serbia në Kosovë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka thënë se fyerja e viktimave të luftës 1998-1999 duhet të ndalohet me ligj si vepër penale.

Në këtë intervistë zëvendëskryeministri Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet politike në vend, me ç’rast ka thënë se procesi i dialogut nuk duhet të reduktohet në taksë meqë është në interes të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë prioritet i Kosovës për këtë vit

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 20 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit…