Klinaku i reagon Kurtit: Le ta mbrojë KFOR-i veriun, ne me FSK-në pjesën tjetër

30 shtator 2023 | 17:06

Kryeministri Albin Kurti para pak orësh, në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje komentoi letër-shkëmbimin e ish-presidentit Thaçi me ish-sekretarin e NATO-s, Rassmusen, lidhur me dërgimin e trupave të FSK-së në veri.

Shefi i ekzekutivit shtoi se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, porse kufiri duhet të ruhet.

Kjo deklaratë duket të mos i ketë pëlqyer ushtruesit të detyrës së kreut të OVL-së, Faton Klinaku.

Ky i fundit, kritikoi Kurtin që edhe në situata të tilla merret me vota, ndërsa propozoi që KFOR-i të kujdeset për veriun, kurse veteranët e FSK me pjesën tjetër.

“Zotimi i ish Kryeministrit Thaçi ka thënë se misioni i FSK-së në veri bëhet vetëm në bashkëveprim me KFOR-in. Edhe ashtu Albin, ti po kërkon që NATO (KFOR) t’i përforcojë kufijtë e Kosovës.
Se merret njeriu edhe në kohë krizash me % të votave, vetëm te ti ndodh kjo.
P.S
Kollaj është kjo punë:
Meqë nuk të intereson për zgjidhje politike e që ajo nuk bëhet pa Kosovën Lindore në tavolinë të bisedimeve, mbrojeni ju veriun me KFOR e ne po e mbrojmë territorin tjetër me FSK.
“Me kallë luftën e mos me t’interesue se ku i del fundi, veç ju mund ta bëni këtë e pastaj të merrni like në fb”, shkruan Klinaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në platformën…