Gabon Arsenali

16 dhjetor 2018 | 16:36

Skuadra e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, Arsenali ka gabuar në ndeshjen ndaj Southamptonit, pasi pësoi humbje me rezultat 2-1.

Pas njeztë minutave lojë, Danny Ings i kaloi vendasit në epërsi, por Arsenali e barazoi rezultatin tetë minuta më vonë me golin e shënuar nga Henrikh Mkhitaryan. Ings në fund të pjesës së parë e riktheu epërsinë e vendasve në 2-1, por Mkhitaryan konfirmoi formën e mirë duke realizuar edhe golin e dytë personal për rezultatin 2-2.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes Charlie Austin e vulosi rezultatin final 3-2. Xhaka luajti gjatë gjithë ndeshjes, kurse Mustafi mungoi përshkak të kartonëve.

Pas kësaj ndeshje Arsenali zë vendin e pestë me 34 pikë, kurse Southamptoni ngritët në pozitën e shtatëmbëdhjetë me 12 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se vendet…