Gabriel Escobar bën homazhe në Srebrenicë: SHBA-të s’do t’i harrojnë kurrë viktimat e gjenocidit të Serbisë

29 gusht 2023 | 23:46

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit të tij në Bosnje dhe Hercegovinë, të martën ka bërë homazhe në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës, nga ku ka garantuar se SHBA-të s’do t’i harrojnë kurrë viktimat e gjenocidit të kryer nga forcat serbe më 1995.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të harrojnë kurrë dhe do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë të zhdukurit dhe që kërkojnë të marrin përgjigje, ata të cilët ofrojnë mbështetje për të mbijetuarit dhe kërkojnë drejtësi për mizoritë e kryera”, ka thënë Escobar nëpërmjet një video-mesazhi.

Qendra Përkujtimore e Srebrenicës ka publikuar një raport i cili ofron një pasqyrë të qartë të mohuesve sistematikë të gjenocidit, të cilët minimizojnë, relativizojnë ose shtrembërojnë faktet rreth gjenocidit në Srebrenicë, atje ku forcat serbe të udhëhequra nga krimineli serb Ratko Mlladiç, masakruan rreth 8 mijë myslimanë.

“Sot, është më e rëndësishme se kurrë të kundërshtojmë mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, sepse kjo iu shkakton dhimbje viktimave të të gjitha kombeve dhe vuajtje shtesë familjeve të tyre. Ajo gjithashtu shkatërron strukturën e shoqërisë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe është një kërcënim për stabilitetin e saj”.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) i ka cilësuar këto vrasje si gjenocid. Megjithatë, në Serbi dhe në entitetin e Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, nga nivelet më të larta shtetërore vazhdojnë të mos e pranojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Top-diplomati amerikan ndodhet në një vizitë zyrtare në Sarajevë për të diskutuar me liderët shtetërorë atje lidhur me situatën aktuale politike në dritën e minimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit (1995), rendit kushtetues dhe shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara ndaj Srebrenicës dhe qytetarëve të saj dhe ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Bosnjën dhe Hercegovinën në rrugën e saj euroatlantike”, ka deklaruar ndër të tjera Escobari, i cili është shfaqur tejet emocional në adresimin e tij.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur sanksione ndaj anëtares serbe të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelka Cvijanoviç dhe zyrtarëve të tjerë të Republikës Serbe, për shkak të minimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe përshkallëzimit të rrezikshëm të kërcënimeve secesioniste.

Autoritetet e Republikës Serbe refuzojnë kategorikisht autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinë sdhe zbatojnë një qëndrim konfrontues ndaj shteteve perëndimore, derisa Dodiku haptazi bën thirrje për pavarësi dhe flet publikisht për bashkimin e entitetit serb me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Galatasaray ka siguruar një vend në fazën e grupeve të…