Galatasaray e interesuar për të blerë Rashicën

25 maj 2023 | 13:48

Drejtuesit e Galatasarayt kanë hartuar një plan të ri për edicionin e ardhshëm dhe pjesë të planit e shohin edhe yllin e Kosovës, Milot Rashica.

Galatasaray është në garë për titull të kampionit në Turqi dhe në rast të shpalljes kampione, Galata siguron pjesëmarrjen në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Trajneri Okan Buruk ka kërkuar që Rashica dhe Mauro Icardi të mbesin pjesë e Galatasarayt, derisa ish-anëtari i Vushtrrisë ka shprehur dëshirën të qëndrojë edhe më gjatë në klubin turk. Në ndeshjet e sezonit aktual, 26-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 34 paraqitje. Me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do…