Osmani e falënderon Varhleyin për mbështetjen me 6.5 milionë euro për sundimin e ligjit

25 maj 2023 | 13:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do të qëndrojë përkrah shteteve aleate të botës në mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Kosova e ka politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian, që nga fillimi luftës në Ukrainë ka qenë e bashkërenduar me BE-në. Kosova në këtë drejtim do të vazhdojë të qëndrojë përkrah aleatëve në Evropë dhe më gjerë, për të mbrojtur lirinë demokracinë dhe vlerat që na bashkojnë”, ka thënë Osmani.

Ajo, në një konferencë për medie pas takimit me komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi, ka deklaruar se BE-ja i ka mbështetur me 6.5 milion euro për sundimin e ligjit.

“Sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër për institucionet e Kosovës, është për të gjithë popullin e Kosovës si i tillë mbetet edhe në krye të angazhimit tim si presidente”.

“Me që sot do t’iu bashkoheni institucioneve tona për ta filluar zyrtarisht programin për çështje të brendshme BE-Kosovë, ju shpreh mirënjohjen tonë Bashkimit Evropian për përpjekjet në këtë drejtim dhe për mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona për ta forcuar sundimin e ligjit”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Albina Hyseni Një fenomen i zakonshëm në ditët dhe…