Bashkëshortja e Gazmend Hoxhës në mbështetje të tij pas dorëheqjes: Po të të lejonin, do të përballeshe sa herë të ishte e nevojshme
Gazmend Hoxha dha të premten dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga vëllai i ish-bashkëshortit të saj.
Derisa ministrat Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla nuk e panë të arsyeshme dorëheqjen e tyre, Hoxha nkërkoi sot të lirohet nga detyra.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Facebook, bashkëshortja e tij ka thënë se “po ta linin, ai do të punonte me përgjegjësi dhe profesionalizëm sa herë të ishte nevoja”.
“Shoku im i jetës,
përgjegjësia nuk është gjithmonë të largohesh kur ndodh një tragjedi.
Përgjegjësia më e madhe është të qëndrosh, të përballesh me të vërtetën dhe të rindërtosh besimin.
Ti je prej atyre që po të të linin, me përgjegjësi dhe profesionalizëm do të përballeshe, sa herë që paraqitet nevoja.
Gjithmonë ke qëndru e je përball me sfidat e organizatës dhe Atdheut, në luftë dhe pas saj, me maturi dhe vendosmëri”, ka shkruar ajo.




