Galatasaray rikthen interesimin për Shaqirin

02 dhjetor 2019 | 20:40

Galatasaray e ka rikthyer interesimin për Xherdan Shaqirin. Gjiganti turk e kishte kërkuar mesfushorin shqiptar edhe disa vite më parë, ndërsa tash synon ta shfrytëzojë pakënaqësinë e përfaqësuesit zviceran tek “Reds”, ku ka përfunduar në bankinë.

Sipas mediave turke, kontaktet në mes të klubeve nuk kanë nisur ende, por ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pak para fillimit të afatit kalimtar të janarit.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Momenti kur anëtarë të armatosur të kartelit hyjnë në një…