Anëtarë të karteleve Meksikane hyjnë në spital dhe rrëmbejnë pacientin me gjithë barrelë (Video)

02 dhjetor 2019 | 20:23

Momenti kur anëtarë të armatosur të kartelit hyjnë në një spital meksikan dhe rrëmbejnë një pacient me gjithë barrelë, është xhiruar nga kamerat e sigurisë dhe videoja po bën xhiron e botës.

7 persona me maska, që mendohet se janë pjesë e kartelit Santa Rosa de Lima, shihen duke kontrolluar një nga një dhomat e spitalit në Guanajuato. Ata mbajnë peng një nga rojet dhe e detyrojnë që t’i tregojë se ku është shtruar shënjestra e tyre.

Më pas, shihen duke nxjerrë pacientin bashkë me barrelë.

Disa orë më vonë, ky pacient u gjet në rrugë, i mbështjellë me çarçaf të bardhë dhe i masakruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi dhanë dorëheqje…