Galatasaray synon transferimim e Ajetit

28 prill 2020 | 11:37

Klubi i madh turk Galatasaray është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të West Ham Unitedit, Albian Ajeti, shkruan “Fanatik”.

Ajeti gjendet në krye të listës së dëshirave të Galatasarayt. Klubi turk po kërkon të përforcohet në repartin e sulmit.

Ajeti nuk ka arritur të gjejë veten te West Hami. Sulmuesi 23-vjeçar iu bashkua klubit anglez në verën e vitit të kaluar nga Baseli për 8.7 milionë euro. Galatasaray po synon ta huazojë Ajetin, por të ketë edhe opsionin për transferim të plotë vitin e ardhshëm. Ajeti shihet te Galatasaray si zëvendësues i Florin Andones.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora…