Galatasaray zbulon përfitimet e shitjes së Boey-it tek Bayerni

28 janar 2024 | 13:47

Gjiganti nga Turqia, Galatasaray, ka zbuluar përfitimet nga marrëveshja e shitjes së Sacha Boey tek Bayern Munich.

Galata ka përfituar 30 milionë euro, plus 5 të tjera bonuse, pastaj përqëindje nga shitja e ardhshme e mbrojtësit anësor, si dhe dy ndeshje miqësore me Bayern Munich, ku 50 % të përfitimeve nga ato takime do t’i takojnë Galatasaray.

23-vjeçari ka filluar karrierën tek Rennes në Francë, ndërsa tek Galatasaray ishte transferuar në korrikun e vitit 2021 për 5.6 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
VMRO-DPMNE-ja e Hritjan Mickoskit është dukshëm kundër zgjedhjes së Talat…