“Galaxy S10” do të vijë me skaner për gishta anash kornizës

08 korrik 2018 | 21:37

​SamMobile ka një reputacion të mirë kur bëhet fjalë për informacion të besueshëm rreth produkteve të gjigantit të teknologjisë, Samsung, dhe kësaj radhe kjo uebfaqe sjell informacione interesante për tre telefonat e rinj nga seria Galaxy S10.

Një nga informacionet tregon se një nga modelet e Galaxy S10 do të ketë një sensor për gjurmë të gishtërinjve i vendosur anash kornizës, ndërsa informacione të tjera përmendet se Galaxy S10 + do të ketë tre kamera në anën e pasme, me një lente me kënd të gjerë, transmeton ksp.

Me shumë gjasë, gjiganti i Koresë së Jugut ka në plan të lansojë deri në tre modele nga linja Galaxy S10 në vend të dy modeleve, e cila ishte një praktikë e zakonshme e Samsungut në të kaluarën.

Një model do të ketë një ekran 6.44-inç (S10 +), modeli standard me ekran 6.2-inç dhe një version të përballueshëm me një ekran më të vogël 5.8-inç.

Përveç kësaj, një nga dy modelet premium do të ketë një sensor me prekje të zbatuar në ekran. Sipas AllAboutSamsung, kjo pajisje do të ofrojë një fushë paraprake prej 123 gradë, dhe do të ketë një rezolucion 16MP me aperturë f / 1.9. Dy sensorë të tjerë përbëhen nga një kamerë kryesore 12MP dhe telefoto 13MP f/2.4.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi dogji skenën e “Eurovisionit”, aty ku tërhoqi vëmendjen e…