Galeria Kombëtare e Kosovës hapet nesër

18 maj 2020 | 12:51

Nga nesër (e martë) Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapet për publikun. Orari i vizitave do të jetë i njëjtë sikurse në të kaluarën, e martë-premte nga ora 10:00 deri në 18:00, e shtunë dhe diel nga 10:00 deri në 17:00 dhe e hënë e mbyllur.

Vizitorët do të udhëzohen nga kujdestari i sallës për numrin e personave që mund të hyjnë në sallë, i cili është 2-3 persona për sallë.

Dy ekspozitat e ndërprera për shkak të pandemisë të cilat do të hapen tani janë:

Salla 1: Burim Gashi / Heshtje e rëndë

Salla 2: World Press Photo Exhibition 2019

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj asnjëherë nuk e ka…