Gallant: Izraeli do t’i çojë liderët e Hamasit në vendin e merituar

20 dhjetor 2023 | 15:34

Operacioni tokësor do të zgjerohet në vende të tjera në Gaza. Kështu ka deklaruar ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Izraeli do t’i çojë liderët e Hamasit në të vetmet vende që meritojnë: varrezat apo burgjet”, ka thënë ai.

Planet operacionale të ushtrisë përfshijnë vazhdimin e operacionit tokësor në Khan Yunis, në jug të Rripit dhe në teatro të tjerë të luftës.

“Khan Yunis është bërë kryeqyteti i ri i terrorizmit”, ka thënë Gallant.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
INTERVISTË EKSKLUZIVE me Bardhyl Mahmutin: Si u hoq cilësimi i…