Gana mposht Korenë e Jugut

28 nëntor 2022 | 16:10

Gana ka shënuar fitore sensacionale ndaj Koresë së Jugut me rezultat 3-2 në kuadër të Grupit H në Kampionatin Botëror.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishët të Ganës teksa realizuan me Salisu minuta e 24′ dhe Kudus minuta e 34′.

Por në pjesën e dytë Korea u kundërpërgjigj duke barazuar shifrat nga dopieta e Cho Gue-Sung minuta e 58′ dhe 61′.

Megjithatë ekipi afrikan nuk u dorëzua dhe gjeti golin fitores me Kudus në minutën 68′ i cili e mbyll këtë sfidë me dopietë.

Kjo fitore e ngjit Ganën në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa ka dhe Portugalia që luan në mbrëmje ndaj Uruguajit.

Portugalia është lidere e Grupit H me tri pikë, aq sa ka tani edhe Gana, ndërsa Uruguai e Koreja e Jugut me nga një.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 110-vjetorit të pavarësisë…