Gani Sylaj përkujtohet në ditën e lindjes, 200 ekzemplarë me libra i dhurohen shkollës që mban emrin e tij

14 janar 16:18

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në datën e lindjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ish-kryetarit dhe nënkryetarit, Gani Sylaj dhe ditës së shkollës në Poklek të ri që mban emrin e tij, e ka përkujtuar atë si veprimtar të pashoq, që me devotshmërinë e tij dhe familjes, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim.

Në këtë përvjetor të lindjes së mësuesit Gani, Kryetari Lladrovci ka pritur në takim vëllain e tij, Ismailin dhe djalin, Atdheun më të cilët evokuan kujtime për të dhe veprimtarinë e tij të bindur për lirinë e vendit.

Për nder të kësj dite, sot, bibliotekës së shkollës “Gani Sylaj”, iu shtuan 200 ekzemplarë me tituj të ndryshëm të librave, me ç’rast Kryetari Lladrovci falënderoj familjen Sylaj për pasurimin e bibliotekës së shkollës.

Kujtojmë që kjo shkollë mban me krenari emrin e atdhetarit dhe veprimtarit, Gani Sylaj, i cili i kushtoi një jetë të tërë luftës për shkollim, emancipim kulturor dhe vetëdijesim kombëtar. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit, që nga vitet 70 e deri në çlirimin e saj. Sylaj ishte kryetar dhe nënkryetar i komunës, mësues, atdhetar dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, vendosën…