
Gara e Formulës 1 në Sochi, e hapur për publikun
Ndërkohë që organizatorët e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1 po punojnë që gara e Mugello, më 13 shtator, të zhvillohet me publik, nga Rusia vjen lajmi se gara e Sochit, e cila zhvillohet më 27 shtator, do të jetë e hapur për fansat e këtij sporti.
Organizatorët e garës ruse synojnë që ta afrojnë publikun në 50 % të kapacitetit, pra 30 mijë spektatorë. Deri më tani të gjitha garat e zhvilluara kanë qenë pa publik, por në Rusi ka nisur zyrtarisht shitja e biletave për garën e Sochit. Në pistën e Sochit do të zhvillohet gara e 10-të sezonale e Formula 1, një kampionat që nisi vetëm një muaj më parë, për shkak të pandemisë së Covid-19.
“Spektatorë do të ketë gjatë provave dhe garës, por ata do ta zbatojnë protokollin e sigurisë. Nuk do të ketë ngjarje me pilotët, shëtitje etj”, kanë thënë organizatorët e garës së Sochit.