Garda Revolucionare e Iranit publikon pamjet duke kapur një anije në Ngushticën e Hormuzit
Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) i Iranit ka publikuar pamjet e sekuestrimit të anijes mallrash MSC Epaminondas, e cila u ndalua dje në Ngushticën e Hormuzit.
Një video e publikuar nga IRGC tregon forcat e saj duke iu afruar dhe duke marrë kontrollin e një anijeje tregtare, një nga dy anijet e sekuestruara nga Irani gjatë incidenteve të djeshme në ngushticë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, e cila është pranë Gardës Revolucionare, tre anije tregtare u sulmuan gjatë disa orëve . Anija Euphoria u godit dhe ngeci pranë brigjeve të Iranit, ndërsa anijet MSC Francesca dhe Epaminondas u sekuestruan dhe u devijuan në brigjet iraniane.
Mediat iraniane, duke cituar marinën e IRGC-së, pretendojnë se anijet e sekuestruara “vepruan pa lejet e nevojshme” dhe “kërcënuan sigurinë detare”. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk i konsideron këto lëvizje si shkelje të armëpushimit, pavarësisht vazhdimit të bllokadës amerikane ndaj anijeve që lundrojnë drejt porteve iraniane.



