Gashi bën thirrje për amandamentim dhe zbatimin e Ligjit për sponsorizime

20 qershor 2019 | 16:28

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta votojnë amendamentin i cili avancon fushat e kulturës, rinisë dhe sportit, duke rritur krijimtarinë dhe cilësinë.

“Ne si ministri, përpos që kemi themeluar komisionin për vlerësimin e vërtetimeve për sponsorizim, tashmë kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe kemi vërtetuar disa sponsorizime të cilat deri më tani nuk po arrijmë t’i implementojmë si rezultat i neglizhencës nga ana e institucioneve financiare, në këtë rast nga ana e ATK-së”, ka thënë ministri Gashi.

Ministri Gashi ka sqaruar se vënia në zbatueshmëri e Ligjit për sponsorizime i hap rrugë zhvillimit të sportit, sportistëve, nxit krijimtarinë dhe angazhimin e artistëve, forcon institucionet kombëtare të kulturës si dhe kulturën e pavarur, si dhe avancon të rinjtë në përgjithësi.

“Kjo bllokadë është e pakuptueshme përse po ndodh. Mbështetja e sportistëve dhe artistëve nuk bëhet vetëm duke qëndruar nëpër tribuna e në salla sportive e të kulturës si spektatorë, por duke krijuar mundësi ligjore e financiare për avancimin e tyre”, është shprehur Gashi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e…