Gashi: Duhet më shumë mbështetje ndaj grave në pozita drejtuese sportive

23 shtator 2018 | 14:16

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të Javës Evropiane Sportive, e cila po mbahet për herë të parë në Kosove, dhe e cila filloi me Konferencën Barazia Gjinore dhe Diversiteti.

Me këtë rast ministri Gashi, ka thënë se: “jo rastësisht java evropiane e sportit po fillon me këtë konferencë që trajton çështjen e barazisë gjinore dhe diveristetit duke ritheksuar kështu prioritetet  e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në veçanti të Ministrisë së Kulturës, Rinisë së Sportit për fuqizimin e pozitës së grave dhe vajzave në sport. Mbështetja e diversitetit dhe barazisë gjinore do të thotë ti trajtosh njerëzit pa dallim  kombësie, besimi, gjinie, moshe, aftësie fizike, duke pranuar të veçantat e tyre, dhe duke marrë në konsideratë të drejtat individuale dhe dinjitetin e tyre”.

Ministri Gashi: Bëjë thirrje për më shumë mbështetje ndaj grave në pozita drejtuese sportive

Ministri Gashi foli edhe rreth kontributit që sporti përcjell në fuqizimin social, ekonomik dhe politik të grave dhe vajzave. “Bëjë thirrje për të mbështetur gratë në pozicione drejtuese sportive si dhe në përpjekjen për t’u garantuar qasje në të gjitha resurset dhe mundësi për përparim”, ka thënë ministri Gashi, i cili po ashtu ka thënë se rezultatet kulminante të sportisteve të Kosovës në arenën ndërkombëtare janë dëshmi për potencialin që sportistet kanë dhe për atë që si shoqëri e institucione duhet të bëjmë në avancimin e mëtejme dhe fuqizimin e pozitës së tyre në sport.

Ministri Gashi: Bëjë thirrje për më shumë mbështetje ndaj grave në pozita drejtuese sportive

Ndërkaq kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani e falënderoj ministrin Gashi që në vazhdimësi po tregon përkushtim për sportin, duke theksuar se krijimi i një ambienti të baraspeshuar gjinor kërkon qasje nga të gjithë akterët që marrin vendime për barazinë gjinore.

“Mirë është qe kemi filluar dhe jemi pjesë e hartës botërore për barazi gjinore në sport. Konferenca e sotme është e veçantë. Gjatë tërë javës do të ketë aktivitete të larmishme. Mbyllja e javës do të bëhet nga komiteti para-olimpik. E di që është sfidë e rëndë por me vullnet dhe strategji të mirëfilltë do të ia dalim”, ka thënë Hasani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sevilla regjistroi fitore bindëse ndaj skuadrës së Levantes, me rezultat…