Gashi e pyet Kurtin se si mund ta arsyetojë shëtitjen në komuna në kohën kritike të pandemisë

08 prill 2020 | 13:46

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se si mund ta arsyetojë qeveria e Kosovës, konkretisht kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shëtitjen nëpër komuna në kohën kritike të pandemisë Covid-19.

Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se në njërën anë qeveria bën thirrje që qytetarët të rrinë në shtëpi, e në tjetrën anë Kryeministri me delegacion 50 anëtarësh del në terren.

“Nëse Qeveria mbanë mbledhjet (me 18 anëtarë të Qeverisë) në distancë, si masë mbrojtëse kundrejt Covid-19, bën thirrje në vazhdimësi për respektim të masave të ndërmarra nga institucionet relevante për të qëndruar në shtëpi, qysh mundet me arsyetuar shëtitjen nëpër komuna të Kosovës – ku bashkë me delegacion pritës bëhen rreth 50 zyrtarë, pikërisht në javët më kritike të përhapjes potenciale të virusit?”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdi F. Smajljaj   Ka disa muaj që në opinionin…