Gashi, Kurtit: Modeli i juaj qeverisës është i fikës

17 maj 2021 | 13:12

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për programin qeveritar dhe prezantimin e tij në Kuvend.

Ai ka thënë se populli ka kërkuar ndryshim dhe e ka votuar ndryshimin, por sipas tij  “populli po e sheh çdo ditë se jeni ndryshim për keq”.

“Modeli i juaj është i frikës, sepse siç bëtë edhe në 50 ditët e mandatit të parë keni frikë të merrni përgjegjësi. E doni, por frikësoheni. Idealet për shtetin e Kosovës për demokraci në këtë vend s’mund të absolutizosh”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se përveç numrave që pozita i ka në Kuvend nuk ka sjellë ndonjë plan për qeverisje.

“Cilat janë idetë e qeverisjes, përveç numrave që i keni? Çka keni tjetër përveç numrave? Asnjë program dhe asnjë projekt s’e keni pru në rrugë normale parlamentare. Po e vrisni demokracinë në këtë vend. S’ka ndodhur asnjëherë që programi i qeverisë të diskutohet në një seancë të jashtëzakonshme. Pse duhet të thirret seanca në ditë të Bajramit dhe fshehtë pa mbledhje të Kryesisë?”, është shprehur Gashi, duke e kritikuar edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Kryeministër e ke ulë afër zëvendëskryeministrin që po bën zhurmë dhe çdokush që flet po mundohet t’ia lëshojë ndonjë sharje apo a ofendim secilin që po flet këtu. Të kisha lut që kur të shkoni në perëndim veç pyetni se cili është vlerësimi për të ose pyeti këta këtu se çka mendojnë për dy takimet atje”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I fshehur mes pyjeve me drurë të lartë dhe shekullor,…