Gashi: LV-ja ka dështuar, koha e LDK-së po vjen

21 shkurt 2024 | 15:38

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mungesë të punës.

Ai ka vlerësuar se Kuvendi vazhdon të jetë në një periudhë sfiduese.

Në këtë kontekst, Gashi ka fajësuar lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka shumicën parlamentare në Kuvend.

“Me 62 çështje (pika) ende pa u zgjidhur, kuvendi vazhdon te mbetet në një periudhë sfiduese. Dështimi i seancave plenare thekson nevojën për të rikthyer rendin parlamentar, LV ka dështuar. Koha e LDK-së po vjen”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke punuar që të…