Gashi: MKRS-ja do t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizim me libra

02 gusht 2019 | 14:23

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka marrë pjesë të premten në Panairin e Librit në Ferizaj, të organizuar nga klubi letrar “De Rada”.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë t’i mbështes të gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizim me libra.

“Jam i lumtur që jam shpesh në Ferizaj për të promovuar projekte dhe nga ato investime të shumta që kemi sot jemi në ngjarje të veçantë të një fillimi të organizimit të ri të panaireve në Ferizaj, që po shndërrohet në një çerdhe të promovimit të librit”, ka thënë ministri Gashi, duke shtuar se MKRS-ja ndër prioritetet e saja ka përkrahjen e panaireve të librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës. “Ne si MKRS-së ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e panaireve të librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve”, është shprehur ministri Gashi.

Fotografia e Shtëpia Botuese Armagedoni

Ai ka theksuar se mbesin të përkushtuar që politikat dhe mbështetjen për librin, botimin dhe qarkullimin e tij ta dërgojnë në një tjetër nivel. “Kësisoj duke e ofruar librin dhe përmbajtjet e tij cilësore tek qytetari që ai të ketë çfarë të lexojë, e në anën tjetër me angazhimin tonë përpiqemi që ta nxisim krijimtarinë dhe autorët t’i inkurajojmë që të nxjerrin vepra sa më të mira artistike letrare”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar ministri Gashi për mbështetje, duke theksuar se ndjehet i lumtur që Ferizajt iu shtua ky aktivitet i cili i kishte munguar këtij qyteti kulturor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka reaguar ndaj…