Gashi: Pas më shumë se 25 vjet pritje, autorët do të kompensohen për punën e tyre

02 korrik 2019 | 16:56

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka bërë me dije se pas më shumë se 25 vjet pritjeje, autorët së shpejti do të marrin çekun e parë për kompensimin e punës së tyre nga e drejta e autorit.

Ai ka thënë se me propozim të tij, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për themelimin e komisionit për propozimin e tarifave të përgjithshme për operatorët kabllorë.

Me këtë rast, Gashi ka falënderuar kabinetin e ministrave dhe të gjithë zyrtarët për punën përgatitore për të ardhur deri në këtë pikë.

“Procesi i filluar në 2013 së shpejti do të përfundohet me tarifa të caktuara për shfrytëzimin e materialit të mbrojtur me të drejtën e autorit nga operatorët kabllorë. Strategjia ime për këtë fushë do të sjellë së shpejti të hyrat e para për mbajtësit e të drejtave. I siguroj autorët, krijuesit dhe producentët që do të marrin kompensimin për punën e tyre meritore posa të përfundojmë me procedurat”, ka shkuar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është rivale e Kim Kardashian për sa i përket…