Gashi: Presidentja Osmani në SHBA vetëm për foto, Kosova e izoluar ndërkombëtarisht

24 shtator 2025 | 22:00

Analisti politik, Dardan Gashi, ka kritikuar politikat e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se Kosova po qëndron e izoluar në arenën ndërkombëtare shkak i tyre.

Në Debat Plus, Gashi tha se deklarimet për takimin “përmbajtësor” mes Osmani dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, nuk tregojnë realitetin.

Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur takim formal ku të dyja palët të ulen dhe të diskutojnë çështje strategjike.

Ai ka përmendur ish-kryeministrat Haradinaj dhe Thaçi, të cilët, sipas tij, kanë pasur takime formale edhe me presidentë amerikanë si Biden, duke e krahasuar me situatën aktuale të izolimit të vendit.

“Vuçiqi organizator i sulmit terrorist në Bansjkë siç është realiteti ka takime formale edhe folin per dialogut strategjik edhe bëjnë marrëveshje për dialogun strategjik në energji përderisa Kosova përjashtohet nga dialogu strategjik. Qite faqen e DASH-it, tregon a ka pasur Ruboi takim me presidenten. Aty pse ngajti dikush të bëj foto me ia dhënë dorën dikujt ai është muhabet tjetër. Ku është foto që i kanë pasur takim formal. Këto janë tregime përralla, Kurti nuk ka shku hiç, Haradinaj e Thaci kanë shkuar si kryeministra kanë pasur takime edhe me Biden. Krejt i gjej i qesë. Kjo është realiteti që ne jemi një shtet i izoluar prej miqve tanë falë politikave të Osmanit dhe Kurtit”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka shtuar se agresioni serb ndaj Kosovës nuk është shfrytëzuar për të përmirësuar pozicionin ndërkombëtar të vendit.

“Nëse ju gjeni raportim prej DASH-it që ka pasur takim formal Osmani me Rubion, qite. Nuk ka pasur takim formal ku njerëzit ulën dhe diskutojnë diçka. Kurse me Vuçiqin është në faqen zyrtarë të DASH-it. Presidentja është aty vetëm për të bërë foto, nuk ka takime përmbajtjesore me askënd…Jemi në një situatë të izolimit ndërkombëtarë ku nuk është shfrytëzuar agresioni serb ndaj Kosovës nuk është shfrytëzuar asgjë”, ka deklaruar tutje Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë…