Gashi: Serbia po synon të na provokojë si në vitin 2004

10 qershor 2021 | 17:16

Publicisti Shkëlzen Gashi, ka komentuar liturgjinë e sotme që peshkopi Teodosije ka mbajtur të enjten në kishën e braktisur brenda kampusit të UP-së.

Gashi ka shkruar se Serbia synon të provokojë që më pas reagimi i kosovarëve të jetë ngjashëm si në vitin 2004 e që ky reagim t’ua mundësojë të fitojnë eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve.

“Serbia synon të na provokojë, në mënyrë që ‘ne’ të reagojmë mundësisht sikur në mars 2004. Atëherë, falë reagimit ‘tonë’, Serbia fitoi status të zonës së mbrojtur për kishat dhe manastiret ortodokse. tani, ajo synon eksterritorialitet”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në…