Gashi shpalos projektet kapitale që do të realizohen sivjet në Kastriot

11 mars 2019 | 15:33

Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, gjatë tryezës së organizuara nga USAID-i me grupin joformal të gruas ka shpalosur buxhetin e vitit 2019 të kësaj komune si dhe projektet kapitale të cilat pritet të realizohen gjatë këtij viti.

“Me grupin joformal të gruas, zyrtaren për barazi gjinore, nënkryetarin për komunitete, përfaqësues të tjerë dhe grupin punues për strategji, në tryezën e organizuar nga USAID shpalosëm buxhetin 2019 si dhe projektet e investimet kapitale për këtë vit. Nga ana tjetër dëgjova edhe kërkesat dhe projekt-idetë e të pranishmëve të cilat ishin të rëndësishme për shoqërinë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook” pas kësaj tryeze.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philippe Coutinho pritet të largohet nga Barcelona në fund të…