Gashi takon O’Connellin, flasin për gjendjen e sigurisë në Kosovë

08 maj 2018 | 12:01

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Gashi ka vënë në dukje se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe agjencitë e saj, janë duke u angazhuar që të zbatohet ligji në tërë territorin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimit në mes të Britanisë dhe institucioneve të Kosovës.

Gjithashtu në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos sa i përket angazhimit të dy policive të dy vendeve, kur dihet se është e nevojshme mbështetja e përvojës së policisë britanike për Policinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të…