Gasperini, trajneri më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A

03 shkurt 2020 | 15:22

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Atalantën, të cilën arriti ta dërgojë për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Kampionëve, trajneri Gian Piero Gasperini është nderuar me çmimin “Pankina e Artë” për sezonin 2018-2019.

Ky vendim është marrë nga trajnerët e klubeve italiane që më së shumti vota i kanë dhënë trajnerit aktual të Atalantës. Gasperini ka lënë mbrapa ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri që kishte fituar titullin e kampionit me Zonjën e Vjetër.

62-vjeçari ka thënë se për të është një nder i madh që ta fitoj këtë çmim si trajneri i sezonit 2018-19. “Për mua është një nder i madh të marr një çmim kaq prestigjioz, ndaj nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta ndaj me presidentin Percassi, futbollistët, stafin tim dhe gjithë qytetin e Bergamos”, ka deklaruar Gasperini.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari për medie i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se…