Vetëvendosje: Është i natyrshëm sikleti i opozitës

03 shkurt 2020 | 15:20

Zyrtari për medie i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se sikleti që po tregon opozita përgjatë fjalimeve në seancën e Kuvendit është i natyrshëm.

Ai ka thënë se sot po marrin fund 20 vjet hajni.  “Është i natyrshëm ky siklet. 20 vjet hajni po përfundojnë sot. Përveçse nuk do të mund të vjedhin më, do të shohin edhe se si qeveriset. Por kam një frikë, me kaq pak përmbajtje dhe të harxhuar që në seancën e parë, nuk e di çfarë opozitarizmi do të kemi në seancat e tjera”, ka shkruar Manxhuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët shqiptarë janë duke shkëlqyer nëpër ligat më të forta…