Gastronomet me kërkesa të qarta për qeverinë

22 maj 2020 | 21:35

Gjatë periudhës së pandemisë, sektori i Gastronomisë është më i prekuri nga të gjithë, për disa arsye, e ndër to edhe për shkak se me vendimet e Qeverisë janë të parët që janë vendosur masat e ndalimit. Shoqata e Gastronomeve të Prishtinës ka thënë se gastronomia në Kosovë thuajse ka falimentuar. Andaj kjo shoqatë ka dhënë disa propozime për qeverinë.

“Për shkak të kësaj situate, në të cilën praktikisht ne veçse jemi të falimentuar, shqetësimet tona vetëm po rriten ndërsa ne presim që të marrim nga shteti ndihmën e nevojshme për t’i shpëtuar falimentimit faktik”, thotë kjo shoqatë.

Pas takimit me anëtarët e shoqatës dhe përfaqësuesit e bizneseve të kësaj industrie, anë e mbanë Kosovës, pas analizave të bëra, këto biznese i kanë bashkërenduar  kërkesat për qeverinë.

Kërkesat e gastronimve janë këto:

Kërkojmë që të jemi pjesë e përpilimit të Protokolit të punës pas hapjes së lokaleve, e cila duhet të ndodhë me datën 01.06.2020.

Përfshirjen dhe ndihmën financiare në pakon e rimëkëmbjes

Sa i përket pikës 1, i kemi propozuar paraprakisht këto masa:
– Hapja e lokaleve të bëhet me 01.06.2020
– Distanca nga ulësja në ulësen mbrapa shpinës, jo më shumë se 1.5m
– Të mos ulen më shumë se 4 persona në një tavolinë, përveç nëse janë anëtarë të të njejtës bashkësi familjare
– Të ketë dizenfiktantë të çasshëm lehtë nga klientët në çdo lokal
– Stafi të jenë të pajisur me doeza dhe maska
– Të mos shërbehet në banak
– Servisimi i tavolinave (vendosja e thikave, pirunjëve, lugëve etj) të bëhet bashkë me shërbimin e porosisë
– Menu të jetë një përdorimshe ose të jetë e tillë që të mund të dizenfiktohet pas çdo porosie.
– Menaxheri i pikës të jetë përgjegjës për mos grumbullim të më shumë se 4 personave në tavolinë (konform pikës së lartëpërmendur)

– Orari i punës të jetë 7:00 – 24:00

Për pikën 2, ndihmën financiare dhe përfshirjen në pakon e rimëkëmbjes, kemi propozuar si në vijim:
– Vazhdimi i mbështetjes në paga për punëtorët më së paku deri në Dhjetor 2020
– Subvensionimi i 50% të qirasë së lokaleve deri në Dhjetor 2020
– Shtyrja e kredive aktuale,
– Të largohemi nga High Risk, në bankat komerciale në Kosovë
– Të krijohen kushte të reja për aplikim në kredi të buta me kamatë deri në 1.5% dhe me grejs periudhë
– Të ndryshohet norma e TVSH-së nga 18% në 8% për fushën e Gastronomisë
– Masa tjera lehtësuese fiskale të cilat do të vendosen në bashkëpunim me qeverinë.
Këto janë masa të cilat konsiderojmë që shteti ynë ka kapacitet t’i përballojë, prandaj shpresojmë në mirëkuptimin dhe përkrahjen e Qeverisë, në mënyrë që bizneset, të punësuarit dhe familjet e tyre t’i mbijetojnë kësaj katastrofe ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftua…