“Gati 38 për qind e qytetarëve e cilësojnë të gabuar ‘mini-shengenin’ ballkanik”

26 maj 2021 | 12:20

Organizata joqeveritare D4D ka lansuar hulumtimin “Mini-shengeni dhe bashkëpunimi rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor”.

Në kuadër të këtij hulumtimi është realizuar në analizë se sa qytetarët kanë dijeni për “mini-shengenin” ballkanik dhe çështje të tjera që lidhen me këtë nismë rajonale.

Visar Xhambazi nga D4D-ja ka bërë me dije se 38 për qind e qytetarëve janë deklaruar se nuk ka nevojë për “mini shengen”, ndërsa vetëm 17 për qind e tyre janë pajtuar për një nisëm të tillë.

“Në bazë të të gjeturave del që procesi i dialogut ka qenë më i vështiri në këtë periudhë sepse Serbia nisi një proces të çnjohjeve për Kosovën, rritja e çmimit të produkteve dhe të tjera. Sipas anketave në pyetjen e parë kemi pyetur se si e shohin inkuadrimin e Kosovës në ‘mini shengenin’ ballkanik a është vendim i drejtë, 38 për qind deklaruan se ishte një vendim i gabuar, ndërsa 17 për qind që ishte një vendim i drejtë. Ndërsa në anën tjetër nga anketa se sa janë të informuar për ‘mini shengenin’,  del që 38 për qind nuk janë të informuar, ndërsa 18 për qind del që ishin të informuar”, ka thënë Xhambazi.

Ndërsa Marko Savkoviq, ka theksuar se përmes integrimit dhe bashkëpunimit ekonomik shtet e rajonit e kanë të siguruar edhe integrimin në BE.

“Ky hulumtim ka të bëjë me çështjen e ndërtimit ekonomik. Integrimi ekonomik është i vetmi drejtim që mund të qojë në lidhjen e shteteve dhe rajoni të jetë i integruar në Evropë duke pasur parasysh këtu eksportin dhe importin dhe zhvillime tjera brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë ai.

Më tutje, Donika Emini, drejtoreshë e “Civikos”, ka thënë se ideja për “mini- shengenin” ballkanik është imponim nga jashtë. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se kjo nismë mund të ndikojë në politikat e Ballkanit Perëndimor në raport me BE-në.

“Problemi në bashkëpunimin rajonal është se ka qenë një projekt i shtyrë nga jashtë dhe jo nga brenda dhe kjo pastaj sjell probleme në objektivin e BE-së. Vëmendja për ‘mini shengenin’ ballkanik duhet të jetë në çdo aspekt dhe kudo si në dialog dhe në vende tjera, sepse aty përfshihen zonat ekonomike, niveli ekonomik dhe fushat tjera që përfshihen aty. Problemi tjetër është mbindërtimi dhe iniciativa të shumta që nuk janë implementuar”, ka thënë Emini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka raportuar…