Gati 70 të vdekur pas një sulmi në një fshat në Nigeri

04 nëntor 2021 | 22:56

Të paktën 69 persona, përfshirë një kryetar bashkie, janë vrarë në një sulm nga persona të armatosur në Nigerin jugperëndimor, ka konfirmuar qeveria.

Sulmi ishte i fundit në zonën “tri-kufitare” të Nigerit me Burkina Fason dhe Malin, një zonë e paqëndrueshme që ka qenë epiqendra e një konflikti të gjatë midis forcave shtetërore në pjesën perëndimore të rajonit Sahel të Afrikës dhe grupeve të armatosura të lidhura me ISIS dhe al-Qaeda.

Personat e armatosur i zunë pritë një delegacioni të kryesuar nga kryetari i bashkisë së Banibangou të martën rreth 50 km nga qyteti, në rajonin perëndimor të Tillaberi pranë kufirit me Malin, raporton aljazeera.

Duke njoftuar numrin e të vdekurve të enjten, ministri i Brendshëm Alkache Alhada tha në televizionin shtetëror se 15 persona kishin shpëtuar dhe një operacion kërkimi ishte duke u zhvilluar.

Grupet e armatosura kanë vrarë më shumë se 530 njerëz në sulmet ndaj civilëve në rajonet kufitare të Nigerit jugperëndimor këtë vit, mbi pesë herë më shumë se në të gjithë vitin 2020, sipas të dhënave të ofruara nga Projekti i të Dhënave për Vendndodhjen dhe Ngjarjet e Konflikteve të Armatosura (ACLED), një konsulencë që gjurmon dhunën politike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me…