70 VJET KOMANDANT EJUP GASHI–MALA, NGA LUFTËTAR I LIRISË NË KUJTESË KOMBËTARE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Sot e ka ditelindjen Komandanti i UÇK-së së Mramorit Ejup Gashi-Mala!
Sot 70 vjet i mbush njëri prej Komandantëve besnik të UÇK-së, luftëtari i lirisë, njeriu që në kohë të rënda nuk e priti fatin, por iu përgjigj thirrjes për luftë të armatosur çlirimtare!
Pra Mala i UÇK-së, është njëri nga ata që nuk e priti fatin por doli përballë tij për ta ndryshuar, në favor të popullut, Atdheut dhe Kombit të tij!
Me angazhimin e madh e të jashtezakonshëm, Mala i UÇK-së, nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por ishte njëri ndër ata që e shtyu historinë përpara, me guxim, me luftë, me përkushtim dhe me besim të palëkundur për lirinë dhe çlirimin e Atdheut nga Serbia pushtuese!
Sot në ditën kur Mala i UÇK-së së Zonave të Llapit e të Karadakut, feston ditëlindjen, Ai nuk numëron vetëm vitet e jetës, por peshon dekadat e qëndresës, të kontributit të madh dhe të përgjegjësisë njerëzore, kombëtare, luftarake e çlirimtare ndaj Atdheut e Kombit!
Njerëz të mëdhenj e të thjeshtë, të këtillë si bashkëluftëtari ynë Mala, nuk harrohen, ata bëhen pjesë e kujtesës kombëtare dhe e krenarisë ushtarake çlirimtare të UÇK-së!
Urime 70-vjetori bashkëluftëtari ynë Komandant Mala, me nderim për tërë të kaluarën dhe me respekt për gjithçka që ke përaqësuar deri sot, në të mirë të Atdheut dhe çlirimit e të Pavarsisë nga Serbia pushtuese!
💯 të lumtura,
Gëzuar🥂🇦🇱🇽🇰
Me respekt,
Ish Zëdhënësi i ZOK të Karadakut të UÇK-së,
Prishtinë, 30 Prill 2026!




