
Gattuso, trajner i Fiorentinës
25 maj 2021
| 17:36
Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ri i Fiorentinës.
Kjo është konfirmuar nga llogaria zyrtare e Fiorentinës në “Twitter”. Ish-mesfushori i Milanit lë Napolin dhe nënshkruan kontratë dy vjeçare me Fiorentinën, që patën një sezon aspak të mirë.
Gattuso ishte trajner i Napolit për dy sezone, kurse paraprakisht për dy sezone udhëhoqi Milanin.
Benvenuto, Rino Gattuso ⚜️#ForzaViola 💜 #Fiorentina pic.twitter.com/CeOrar4znd
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) May 25, 2021