Kosova me pesë xhudistë në Kampionatin Botëror

25 maj 2021 | 17:23

Kosova do të marrë pjesë me pesë garues në Kampionatin Botëror të Xhudos.

Evenimenti më i rëndësishëm i xhudos pas Olimpiadës këtë vit do të mbahet në Budapest, nga 6 deri më 13 qershor. Aty do të marrin pjesë 727 garues nga 133 shtete të botës. Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Këtë radhë Botërorit do t’i mungojë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ndërsa pjesë e Kosovës s’do të jetë as Loriana Kuka.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Maturës ka marrë vendim që Provimi i…