
Gavi thyen heshtjen pas operacionit, reagojnë edhe bashkëlojtarët e tij te Barcelona
Më herët këtë javë, u konfirmua se Barcelona do të ishte pa shërbimet e Gavit për 4-5 muajt e ardhshëm, me gjurin e mesfushorit në gjendje më të keqe nga sa mendohej fillimisht.
Ndërhyrja kirurgjikale e ka zgjidhur problemin, por atij do t’i duhet një periudhë e gjatë rikuperimi në mënyrë që të sigurohet që të mos ketë më komplikime.
Lajmi është shkatërrues për Gavin, i cili ka kaluar gati një vit jashtë fushave pasi ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në të njëjtin gju që i ka shkaktuar probleme.
Megjithatë, ai po zgjedh të mbetet optimist, gjë që e deklaroi gjatë një përditësimi në “Instagram!”.
“Ata prej jush që më njohin, e dinë se do të kthehem sa herë të jetë e nevojshme për të mbrojtur Barçën dhe popullin tim deri në fund. Një kampion i vërtetë nuk bëhet hero në momentet e suksesit, por në ato kur ngrihet pas rënies. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë!”, ka shkruar Gavi.