Gazeta DAILY OBSERVER boton një recension për librin e Sabri Kiçmarit “Historia vazhdon”

05 mars 2023 | 10:55

Dekada pasi teza e diskutueshme e Francis Fukuyamas “Fundi i Historisë” u bë e famshme – kontradiktat, konfliktet dhe trazirat janë rishfaqur edhe një herë në rrafshin historik

Autori Dr. Sabri Kiçmari, një intelektual, autor dhe diplomat kosovar, ka qenë dëshmitar i shpërthimit të një luftë civile në vitet 1990 në atdheun e tij. Ndoshta janë përvojat e tij të drejtpërdrejta të nxjerra gjatë luftës së bashku me pushtimin 1 vjeçar rus të Ukrainës, të cilat e kanë nxitur shkrimin e këtij libri edukues.

Sidoqoftë, libri i tij i fundit “Historia vazhdon” e vë theksin te rikthimi i modeleve ideologjike ekstreme dhe militante në marrëdhëniet ndërkombëtare që kërcënojnë demokracinë në mbarë botën. Ai fokusohet dhe shpjegon veçanërisht tre modele të veçantë.

Duke filluar nga Ultra-nacionalizmi, Fundamentalizmi Islamik te Socializmi Kinez – autori ka nxjerrë me mjeshtëri detaje rreth modeleve të tij në bazë të historisë, politikës dhe shoqërisë – dhe, më e rëndësishmja, se si të tre modelet janë rishfaqur dhe rivendosur brenda dinamikave politike të një epoke tjetër që kërcënon paqen dhe demokracinë globale.

Për një kuptim të thjeshtë dhe të qartë, në tri dekadat e fundit tre modele ideologjike kanë vazhduar të ekzistojnë, rezistojnë, zhvillojnë dhe kundërshtojnë sistemin e demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut: ultra-nacionalizmi rus, fundamentalizmi islamik dhe socializmi kinez. Dhe të tre kanë formuluar doktrinat e tyre teorike dhe ideologjike përkatëse, kanë zhvilluar sistemet e tyre politike dhe ekonomike, duke ndikuar ndjeshëm në rendin ekzistues botëror dhe kalkulimet gjeopolitike.

Këta janë kapituj informues dhe analitikë për çdo lexues në përgjithësi.

Libri gjithashtu paraqet një kuptim të qartë mbi pushtimin rus të Ukrainës dhe ‘Putinizmin’.

Për të shkurtuar një rrëfim më të gjatë, “Historia vazhdon” synon të tërheqë vëmendjen më të gjerë ndaj kërcënimeve të paraqitura ndaj praktikave demokratike dhe bashkëjetesës paqësore nga sistemet ekstreme politike të qeverisjes. Në të njëjtën kohë, autori bën thirrje për një angazhim kolektiv për të forcuar demokracinë në botën e sotme.

No description available.

Nisur nga kapitujt, analizat dhe komentet e paraqitura në librin mbi tre modelet e vazhdimit të historisë – “Historia vazhdon” është një domosdoshmëri për studentët e shkencave politike, akademikët, intelektualët, gazetarët, studiuesit dhe autorët e fushës përkatëse.

Recensuesi, megjithatë, beson se një model shtesë mbi ngritjen e papritur të ideologjisë politike ekstreme të RSS dhe ndikimet e saj më të gjera duke dëmtuar harmoninë dhe demokracinë komunale në Indi do t’i kishte shtuar më shumë vlerë librit.

Do të ishte gjithashtu koha e përkryer për shpërndarjen e librit për të tërhequr një audiencë më të madhe globale në një botë të polarizuar me shpejtësi në një kohë kritike si tani.

Një tjetër vëzhgim personal nga recensuesi mbi esenë e autorit për “Fundin e Historisë” të Fukuyamas është se – ajo mund të jetë bazuar në metodologji shkencore, investigative dhe filozofike – por kuptimi më i thjeshtë është se historia do të përfundojë vetëm me shkatërrimin e tokës – pavarësisht çfarëdo interpretimi dialektik, filozofik dhe ideologjik. Në këtë kuptim – përcaktimi dhe parashikimi i ‘Fundit të Historisë’ është një punë sfiduese për t’u përcaktuar përmes linsave ideologjike.

May be an image of text that says 'History Continues Three Models of the Continuation of History Sabri Kiçmari palgrave macmillan'

Ky është literarisht mesazhi crème-de-la-crème i “Historia vazhdon”. Argumenti që mbështetet se “Fundi i historisë” do të jetë më shumë një ideologji – e sjellë nga versioni më i avancuar i sistemit shtetëror – me siguri kërkon një introspeksion më të thellë pasi vetë titulli është i paqartë dhe mashtrues.

Që të mos harrojmë, metodat hermeneutike për të analizuar ideologjinë dhe filozofinë po ndryshojnë gjithashtu me kalimin e kohës, të menduarit dhe teknologjive të avancuara.

Autori Sabri Kiçmari gjithashtu paraqet një diskurs intelektual-analitik përmes kapitujve 2 dhe 4 se si vazhdon historia – duke u gërshetuar me frymëzimin e Fukuyama-s, të nxjerrë nga shkolla tradicionale gjermane e idealizmit dhe teoritë e tij të marrëdhënieve ndërkombëtare. E thënë kështu – duket se autori, Sabri Kiçmari është ndoshta i frymëzuar nga Hegelianët e Djathtë ose të Vjetër – një mendim rreptësisht personal.

Sidoqoftë, është gjithmonë kënaqësi të lexosh një libër informues dhe analitik të plotësuar me komente të mprehta, por e vërteta, sidoqoftë, një teori apo cilado teori nuk është jashtë diskutimit, kur bëhet fjalë për të shpjeguar fundin e historisë së botës apo çfarëdo teme tjetër.

Është këtu, ku të menduarit kritik bëhet prioritet në jetë. Gjithçka ka të bëjë me të menduarit, reflektimin, meditimin, të kutuarit dhe analizën. Nuk ka kuptim për të detajuar se cila fe apo filozofi e inkurajon atë.

Është gjithashtu fakt se kredot ultra-nacionaliste dhe lidershipet ekstremiste po inkurajojnë lidershipet e sotme politike të praktikojnë dhe promovojnë sundimin autoritar mbi të gjitha institucionet demokratike. Por, në anën tjetër, demokracia gjithasht e ka pjesën e saj të drejtë në dobësitë dhe kufizimet në një kulturë konsumiste në rritje në mbarë botën. Dobësitë dhe dilemat që lidhen me proceset demokratike zgjedhore gjithashtu duhet të adresohen. SHBA-të arritën pak nën ‘sundimin demokratik’ të z. Trump, kështu që zgjedhja e lirë e njerëzve, në përputhje me procesin zgjedhor, ka nevojë për një rishikim të qartë në këtë drejtim.

Presim më shumë botime të tilla shkencore dhe të thelluara nga diplomati-autori kosovar Sabri Kiçmari.

Shkruar nga Shahriar Feroze

Shkrimi i gazetës DAILY OBSERVER në linkun poshtë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja…