LIBËR ME VLERA TË MËDHA PËR TRURIN E MENDIMIT SHKENCOR DHE POLITIK SHQIPTAR

02 maj 2024 | 18:32

(Nuhi Bytyçi, «Gazmend Zajmi një jetë për Kosovën », botoi Idea multimedia, 2023, 504 f.)

Shkruan: Ismet Rashiti

Kohë më parë ka dalur nga shtypi libri voluminoz me titull »Gazmend Zajmi një jetë për Kosovën », i autorit, Nuhi Bytyçi, gazetar dhe publicist i njohur para dhe sisomos gjatë luftës dhe pasluftës çlirimtare në Kosovë. Janë shumë e shumë dokumentarë televiziv, që autori Nuhi Bytyçi i ka bërë për dëshmorët e lirisë dhe ngjarjet e mëdha kombëtare të viteve 1997-1999, por edhe para dhe pas kësaj periudhe që bëri kthesë historike në rrafshin politik dhe ushtarak, deri te çlirimi i Kosovës nga opupatori serb.
Libri « Gazemnd Zajmi një jetë për Kosovën », është ndër të rrallët libra që shkruhet me një përkujdesje dhe përgjegjësi të lartë profesionale, pasi i tillë ishte personaliteti dhe fugura shumëdimenzionale e dietarit, atdhetarit, juristit, profesorit, akademikut dhe kompozitorit, Gazmend Zajmi. Në vlersimin e Akademik Felix Ungerit, në emër të Akademisë Evropiane të Shkencave me seli në Salzburg të Austrisë, Veç tjerash shkruan: » Figura e Akademik Zajmit, nuk i ka bërë nderë vetëm shtetit të Kosovës, por edhe Akademisë Evropiane dhe ne jemi të nderuar që e kishim një anëtar të respektuar, tani më të ndjerë. Emri dhe figura e Akademik Zajmit do të kujtohet përherë nga Akademia jonë … »- thot, Akademik Felix Unger.


Për shkak të veprës voluminoze dhe të gjithanëshme të Akademik Gazemed Zajmit, libri është ndarë në njëzet e tre kapituj, ku secili prej tyre pasqyron një pjesë të jetës dhe veprës së Akademik Zajmit, duke përfshirë veçoritë e veprimtarisë së tij nga kënde dhe fusha të ndryshme, duke filluar nga jeta e tij familjare deri te kapitulli njëzet e tre, ku pasqyrohet vepra muzikore si kompozitor, udhëheqës i SHKA « Agimi » të Prizrenit, deri te adhuruesi i veprave skulpturpre.
Akademik Gazemend Zajmi rrjedh nga një familje patriotike gjakovare. Kjo familje një periudhë ishte detyruar të jetonte në Kukës, Krumë dhe Shkodër. Xhaxhai i tij, Tahir Zajmi ishte bashkëpunëtpr i Luigj Gurakuqit në Ministrinë e Financave, ku njëkohësisht angazhohet për jetësimin e Shqipërisë Etnike.
Gazmend Zajmi, duke qenë se vinte nga një familje përparimtare e atdhetare nga nëna Halise Nimani-Zajmi dhe Jahja Zajmi, qysh në moshën rinore, u brumos me ide përparimtare. Dishira për shkollim ishte bërë pjesë e pandarë e jetës së tij dhe sa vinte e lëshonte shtat në mes librash. I lindur, më 20 qershor 1936 në Krumë të Hasit, shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaron në Prizren.
Pasi mbaron Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, Gazmend Zajmi fillimisht punon si sekretar i Kuvendit, pastaj angazhohet si asistent i Fakultetit Juridik. Prorektor dhe Rektor i Universitetit të Prishtinës, deri te nënkryetari dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Për një kohë ishte edhe gjykatës në Gjykatën e Prizrenit, duke qenë edhe në krye të saj.
Në të gjitha këto poste, Akademik Gazmend Zajmi, tregoi menquri, guzim intelektual dhe përkushtim atdhetar për ta lëvizur përpara pozitën e vështirë të shqiptarëve në ish Jugosllavi, pavarësisht rreziqeve që e prisnin në çdo hap të tij. Qysh si student në Beograd ishte dalluar për qëndrimin e tij përparimtar dhe aftësistë e rralla që tregonte në studime. Ai ndikonte në afrimin e shokëve dhe ndihmën që u jepte për kryerjen e provimeve me qëllim që sa më shpejtë ti ktheheshin Kosovës që aq shumë kishte nevojë për kuadro.
Akademik Gazmend Zajmi vëmendje të madhe gjatë gjithë kohës i ka kushtuar avancimit të pozitës kushtetuese të Kosovës, deri te e drejta për vetvendosje e Kosovës. Kjo dëshmohet përmes fjalimeve të shumta, shkrimeve akademike dhe faksimileve, të cilat, pas një pune të gjatë dhe këmbënugële autori, Nuhi Bytyçi, arrinë t’i grumbulloi nga arkivat e ndryshme. Kjo mbase është vlera kulminante e këti libri, në të cilin çdo gjë argumentohet me dokumente origjinale, faksimile, fotografi dhe fjalime të ruajtura.
Në libër, autori Nuhi Bytyçi, poashtu paraqet bashkëpunimin e ngushtë që kishte Akademik Zajmi me akademik, intelektualë dhe autoritete shqiptare dhe të huaja me qëllim të avancimit të vlerave shkencore, politike dhe juridike të shqiptarëve. « Kjo u dëshmua edhe me Kushtetutën e vitit 1974, përmes së cilës u avancuan disa të drejta të shqiptarëve. Kjo kushtetutë, duhet të jet vetëm një fazë kaluese drejt realizimit të të drejtave të plota të shqiptarëve në ish Jugosllavi, shprehet, mes tjerash, Akademik Zajmi në një intervistë ».
Falë punës së madhe publicistike, autori, Nuhi Bytyqi, ka arritur që në librin « Gazmend Zajmi një jetë për Kosovën », të përfshijë pjesën më të madhe të familjes Zajmi, jetën dhe veprën e gjeniut, Gazmend Zajmi, duke filluar nga rrugëtimi dhe sakrificat e familjes Zajmi, biografia e shkurtur, fëmijëria, pastaj Gazmend Zajmi si nxënës, dhe student në Beograd, e deri tek detyrat e shumta drejtuese, arsimore, institucionale dhe kulturore që ka bartur me përgjegjësi intelektuale e kombëtare, Akademik Zajmi.
Brenda kopertinave të librit janë përbledhur artikuj e studime të shumtë të Gazmend Zajmit, rreth avancimit kushtetues të Kosovës, të drejtën për vetvendosje, bashkëpunimin me personalitete tjera, deri te kontributi për kushtetitën e vitit 1974.
Gazmend Zajmi ishte në krye të ekipit për themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe kontributi i tij si rektor dhe ikonë e fakultetit juridik. Ai është i njohur për reformat në Universitetin e Prishtinës, hapjen e fakulteteve dhe degëve tjera, duke i kushtuar vëmendje cilësisë së studimeve. Falë angazhimit të Akadamik Gazmend Zajmit, Universiteti i Prishtinës kishte arritur bashkpunim të mirë me Universitetin e Tiranës dhe përfaqësimi i këti institucioni të lartë arsimor me universitetet dhe institucionet më të larta arsimore në nivel botëror.
Akademik Gazmend Zajmi ishte solidarizuar me demonstratat e vitit 1981 dhe kishte kontribuar në rregullimin e kërkesave të drejta për Republikën e Kosovës, për çka ishte diferencuar dhe përjashtuar nga LKJ-së dhe pastaj edhe nga procesi arsimor. Ai i kishte mbrojtur studentët nga përndjekjet, burgosjet dhe përjashtimi nga fakultetet, duke sakrifikuar nga karriera e tij profesionale.
Në librin « Gazmend Zajmi një jetë për Kosovën, Nuhi Bytyçi, pasqyron njëkohësisht edhe vlerat e Akademik Zajmit si vizionar i Kosovës së pavarur, si autor i Deklaratës Kushtetuese të të 2 Korrikut dhe përfaqësues i Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Me një fjalë, Zajmi ishte truri i mendimit politik shqiptar dhe përfaqësuesi besnik i të drejtave legjitime për liri, barazi, demokraci dhe përparim shoqëror. Kontributi i tij kishte depërtuar në çdo pore të jetës shqiptare, duke lënë gjurmë të thella në memorien intelektuale e akademike të vendit tonë. Ndaj vdekja e tij, ishte një humbje e madhe për të gjithë, veçmas për shkencën, akademinë dhe studentët. Shuarja e tij në një moshën kur mund të kontribonte ende për Kosovën dhe shqiptarët, ishte një humbje e madhe dhe e pakomenzueshme për mendimin intelektual.
Mund të them se autori, Nuhi Bytyçi, ka bërë një libër me vlera të mëdha, për një figurë poliedrike, për një erudit të shkencës dhe kulturës shqiptare dhe mbi të gjitha për një atdhetar që tërë kapacitetin e dijes, e kishte futur në shërbim për të drejtat e njeriut shqiptar, lirinë dhe pavarësinë e tij individuale dhe kolektive. Me gjithë angazhimin maksimal të autorit që figurën e Akademik Gazmend Zajmit, t’a paqsqyroi në tërësi, mund të themi se për njerzit e përmasave të tilla, kurrë nuk mund të thuhet fjala e fundit. Aq më tepër kur ata lënë mbrapa një vepër kolosale si për nga vëllimi, si për nga përmbajtja dhe vlera intelektuale e kombëtare që prekë majat më të larta shkencore në rrafshin kombëtar, e në shumë raste edhe në rrafshin ndërkombëtar.
Falë punës së tij këmbëngulëse e profesionale, autori Nuhi Bytyçi ka arritur të na sjell një libër monografik pothuaj të kompletuar për një figurë universale dhe emblematike shqiptare me të cilën lidhen pothuaj të gjitha ngjarjet e historisë sonë më të re dhe të shtetformimit të Kosovës, siç ishte Alademik Gazmend Zajmi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i…