Gazeta ruse pezullon punën, kjo është arsyeja

28 mars 2022 | 17:11

Gazeta ruse, “Novaya Gazeta” ka bërë me dije se ka pezulluar punën online dhe shtypjen e gazetës, deri në përfundimin e “operacionit të posaçëm” të Rusisë në Ukrainë, term që Moska përdor për pushtimin e Ukrainës.

Kryeredaktori i kësaj gazete, Dmitry Muratov është bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe të vitit të kaluar.

Gazeta, që veçse ka hequr materialet nga ueb-faqja e saj për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke u bazuar në ligjin e ri rus, ka thënë se ka pranuar edhe një paralajmërim nga rregullatori i mediave të Rusisë të hënën lidhur me raportimin e saj. Ky paralajmërim, sipas “Novaya Gazeta”, ka bërë që gazeta të pezullojë operacionet e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moska ka shkelur të gjitha rregullat ndërkombëtare kur urdhëroi përdorimin…