Gazeta ukrainase ia huq, Bislimi nuk e përmendi luftën

29 prill 2024 | 12:15

Gazeta ukrainase “European Pravda” duket se ia ka huqur deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, në intervistën e dhënë.

Në artikullin e parë të publikuar është thënë se Bislimi e kishte përmendur luftën si një mundësi.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh dhe ne duhet të përgatitemi që kjo mund të ndodhë përsëri në çdo kohë”, kishte thënë Bislimi.

Por, më vonë kjo deklaratë është ndryshuar.

“Nëse i shikoni zhvillimet në anën e Serbisë, gjithmonë mund të llogarisni me një konflikt të mundshëm dhe ka disa elementë që tregojnë se kjo mund të jetë e mundur. Kjo do të thotë se ne jemi gjithmonë vigjilentë, gjithmonë llogarisim me skenarin më të keq të mundshëm , por ne besojmë se prania e KFOR-it, trupave të NATO-s në Kosovë mund t’i pengojë këto tensione nga Serbia në një të ardhme të afërt, por është gjithmonë e mundur”, ka thënë ai.

Numri dy i qeverisë i është referuar ngjarjes që ka ndodhur në Banjskë, ku i vrarë kishte mbetur polici Afrim Bunjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, i…