Gazetarët që mbetën të ngujuar për tri orë në një lokal në Zveçan, arrijnë të largohen nga aty

29 maj 2023 | 19:46

Rreth 30 gazetarë shqiptarë që për tri orë mbetën të ngujuar në një lokal në Zveçan, tashmë kanë arritur të largohet nga aty.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili ka qenë edhe vet i bllokuar aty.

“Pas 3 orësh njugim afër ndërtesës së komunës, me gjuatje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt.

E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë.”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin për tensionet e…