Gazetari Asllan Bajrami i bashkohet PDK-së

13 janar 2021 | 22:36

Gazetari Asllan Bajrami sot është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht. Të gjithë ne që kujtojmë periudhën e luftës, e dimë se Asllan Bajrami raportoi me mijëra orë lajme për luftën, masakrat dhe të vërtetën e UÇK-së përmes valëve të RTSH në Tiranë. Sot, Asllani iu bashkangjit platformës tonë për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare! Mirë se vjen Asllan!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facbook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë…