Gazetari britanik: Shtyrja e bërrylave Kurti-Vuçiq mund të bëhet e rrezikshme

21 shtator 2021 | 08:37

Gazetari britanik dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah ka shkruar në orët e vona në “Twitter” se gjendja në veri të Kosovës mund të tensionohet.

Sipas tij, ushtria serbe është duke u vendosur në afërsi të kufijve në veri të Kosovës, bazuar në raportimet e ndryshme.

“Ushtria serbe raportohet se është duke ju ofruar kufijve të Kosovës dhe Policia e Kosovës tashmë ka zbarkuar në veri. Tërë kjo pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosur të njëjtat rregulla për tabelat e regjistrimit serbe ashtu sikurse bënë Serbia për ato të Kosovës. Shtyerja e bërrylave Vucic-Kurti mund të bëhet e rrezikshme”, ka shkruar Judah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i…