8,903 raste aktive me Covid në Kosovë

21 shtator 2021 | 08:29

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me Covid është 8,903.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147,347, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga Covid-19 kanë vdekur 2,905 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën…